Ballina Lajme Doli nga shtypi numri jubilar i revistës “Takvimi” në gjuhën shqipe

Doli nga shtypi numri jubilar i revistës “Takvimi” në gjuhën shqipe

Prishtinë, 06 dhjetor 2018

Doli nga shtypi numri jubilar, i pesëdhjeti, i “Takvimit” në gjuhën shqipe, me të cilin mbyllet gjysmë shekulli i daljes së tij. Që nga dalja e tij për herë të parë, në vitin 1970, “Takvimi” ka luajtur rol krucial në ngritjen e kulturës së besimtarëve islam në Kosovë dhe më gjerë. Në fillim doli me qëllimin e vetëm, llogaritjen e kohëve të namazit dhe festave fetare, ndërsa me kalimin e viteve është plotësuar me shkrime e vështrime të ndryshme nga fusha islame dhe të tjera, me qëllimin që besimtarët islame të kenë një revistë islame në gjuhën shqipe.

Kryeredaktori i “Takvimit” njëherësh sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, shprehet se edhe në këtë numër jubilar është respektuar tradita dhe në faqet e tij kanë zënë vend shkrimet nga tefsiri, jurisprudenca islame, akaidi, hadithi, etika islame, trashëgimia jonë e pasur, historia e arsimit, shkrime përkujtimore të personaliteteve të ndryshme etj.

Ai thotë se pesëdhjetë numra të “Takvimit” janë të mjaftueshëm për të bërë një rekapitullim të gjithë asaj që është shkruar e botuar aty, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se me “Takvimin” vihen themelet e periodikut dhe publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila më vonë do të zhvillohet, do të rrihet e do të kultivohet në vitet në vazhdim.

Të gjithë të interesuarit, “Takvimin” mund ta gjejnë në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame nëpër komuna.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidaritet në Paris

Prishtinë, 17 shtator 2019 Sot filloi punën Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidari…