Më 12. 06. 2015,  në Teatrin e Qytetit – Podujevë, u mbajt tribuna vetëm për femra, e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame – Podujevë, në bashkëpunim me Departamentin e Gruas së BIK-ut. Kjo tribunë u mbajt për nder të muajit të bekuar Ramazan, ndërsa si moto kishte sloganin: “Mirë se vjen Ramazan!”
Fillimisht programi u hap me disa ajete kuranore, të interpretuara në mënyrë të shkëlqyer nga Ibadet Kosumi – Bryma.

Në emër të Departamentit të Gruas të pranishmet i përshëndeti Hanife Kastrati, e cilia i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre, dhe njëkohësish u uroi muajin e bekuar Ramazan.
Pastaj përshëndetjeve, nga Vaxhide Podvorica – Bunjaku u dha një ligjëratë e shkurtër, ku u fol kryesisht për “Vlerën e muajit Ramazan”. Ligjëruesja ndër të tjera tha: “Agjërimi është vepër me të cilën kënaqen të devotshmit, ndërsa muaji Ramazan është muaji që nxit pastrimin e besimtarit, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë shpirtëror e moral.”
Ligjëruesja tjetër, Muhamedie Seta, përveç tjerash foli për “Zemrën”, qoftë si organ apo si ndjenjë përjetimi, e që lidhet ngusht me agjërimin.
Ajo, pasi shpjegoi në mënyrë të detajuar tri llojet e zemrave, sqaroi edhe lidhshmërinë e ngushtë që ka zemra me agjërimin.
Programin në mënyrë artistike e pasuruan edhe disa ilahi dhe monolgje, që u interpretuan nga Anita Gërguri.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…