Më 29 nëntor 2017 Departamenti i Gruas organizoi tribunë fetare kushtuar lindjes së Muhamedit a.s., e cila u organizua në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Qëllimi i këtij organizimi u bë në shenjë të mirësisë, respektit, dashurisë që kemi ndaj Pejgamberit a.s., përkujtimin e njeriut më të ndershëm, më të vlefshëm dhe personalitetin më të dashur tek Allahu dhe mbar njerëzimi.
Përveç ligjëratës të mbajtur nga profesorët e nderuar Driton Arifi dhe Besa Ismaili, ilahi nga kori i vajzave të Medresesë dhe grupi ” Vizionaret e Dritës”, monologu nga Hafsa Abazibra, gjithashtu u nda çmimi për fitueset e tri vendeve të para të konkursin për esenë: “Muhamedi a.s. Shëmbëlltyrë e njerëzimit”.
Çmimi e parë u nda për Bardha Kçiku-Luma, ndërsa çmimi i dytë për Valdrina Abdullahu, kurse çmimi i tretë për Rineta Nitaj.
Përveç ndarjes së çmimeve të tri fitueseve të para, Departamenti i Gruas ndau poashtu edhe nga një Certifikatë dhe nga një set librash të botuara nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Në këtë organizim morën pjesë përfaqësues të institucioneve fetare, OJQ-vë të ndryshme, si dhe pjesëmarrës nga shumë komuna të tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…