Prishtinë,14 nëntor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Komunës së Dibrës Ruzhdi Latën, i shoqëruar nga Bahri Aliu. Myftiu Tërnava pasi u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve i njohu ata me funksionimin e BIRK-ut , me aktivitetet dhe me organizimin e jetës fetare. Myftiu Tërnava gjithashtu theksoi se Kryesia e BIRK-ut është e përkushtuar vazhdimisht që besimtarët të kenë hapësirë dhe kushte sa më komode për falje dhe është e angazhuar për mirëqenien e përgjithshme të popullit tonë. BIRK-u në të kaluarën, por edhe sot e dëshmon me punë se ka qenë në funksion të interesave fetare dhe komëbëtare të popullit tonë.
Nga ana e tyre, mysafirët shprehën mirënjohje për kontributin e Myftiut Tërnava, si dhe çmuan angazhimin e tij në krijimin e një klime sa më vëllazërore dhe punën e tij për bashkëjetesën ndërfetare e ndëretnike dhe për respektin e ndërsjellë të komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë.
-
Urimi i Myftiut Tërnava me rastin e festës së 28 Nëntorit
28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ditë e festë, e cila… -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog
Prishtinë, më 27 nëntor 2023Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna… -
Myftiu Tërnava: “Më i bukur se atdheu është vetëm atdheu im”
Fjala e Myftiu të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Malishevë në manifestimin kultur…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Urimi i Myftiut Tërnava me rastin e festës së 28 Nëntorit
28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ditë e festë, e cila…