Myftiu Tërnava në Shkodër e në Pukë

Të premten, më 10.11.2017, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, qëndroi në Shkodër, ku u prit nga kryetari i KMSH-s Skënder Bruçaj me bashkëpunëtorë. Dy delegacionet para namazit të xhumasë qëndruan në Myftininë e Shkodrës, ku u pritën nga Myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari, i cili, pasi u dëshiroi mirëseardhje, delegacion nga Kosova e njohu me aktivitetet e Myftinisë së Shkodrës. Myftiu Sytari për kontributin e dhënë për Myftinë e Shkodrës, Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës i ndau mirënjohje dhe i dhuroi një dhuratë – pikturë me motive nga rihapja e Xhamisë së Plumit.

Myftiu Tërnava dhe kryetari Bruçaj, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe zyrtarët e Myftinisë së Shkodrës, namazin e xhumasë e falën në Xhaminë e Parucës, ku Myftiu Naim ef. Tërnava mbajti hytben, ndërsa sekretari i Kryesisë së BIK-ut i priu farzit të namazit të xhumasë.

Më pas, dy delegacionet patën një drekë pune, pas së cilës vizituan Xhaminë e Plumit.

Të shtunën, të dy delegacionet u nisën drejt Pukës, vizituan Myftininë e Pukës, ku u pritën nga Myftiu Gërzim Kopani dhe pastaj morën pjesë në simpoziumin “Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Rolet e Tyre”, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti.

Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Ef. Tërnava, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, drejtues të dy bashkësive fetare si dhe shumë intelektualë dhe besimtarë të qytetit të Pukës.

Pas himnin kombëtar dhe këndimit të disa pjesëve kuranore nga nxënësit e Kuranit, të pranishmit ndoqën një dokumentar të shkurtër përgatitur veçanërisht për këtë rast.

Aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, i cili, ndër të tjera tha: “Aktivitete të tilla zhvillohen me qëllim vlerësimin e punës së të parëve tanë. Nuk ecet përpara duke harruar punën e të parëve. Kontributet e teologëve, hoxhallarëve nuk duhet t’i lëmë në harresë, por t’i përkujtojmë ata pasi kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shoqërisë…”

Ndërsa kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skender Bruçaj u shpreh: “Arsimi është puna më e mirë që njeriu mund të bëjë. Unë mendoj që janë tre armiq të shoqerisë: injoranca, varfëria

dhe përçarja. Nëse duam të luftojmë injorancën duhet ta luftojmë me dituri. Varfëria luftohet duke investuar në kapitalin njerëzor dhe e treta përçarja luftohet me vëllazërim.”

Në fjalën e tij Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava përshëndeti aktivitetin, ndër të tjera, tha: “Shoqëria jonë njihet për tolerancë dhe mirëkuptim. Vlera këto që sot janë tipare dalluese për kombin tonë. Me kultivimin e këtyre vlerave s’ka dyshim se rol të veçantë kanë luajtur edhe mejtepet që edukuan masën drejt sipas mësimeve hyjnore. Edhe në rrethin e Pukës, mejtepet kanë një histori të begatë dhe shumëvjeçare. Ky aktivitet është një vlerësim për punën e atyre brezave, është mirënjohje për kontributin e tyre.“

Pastaj aktiviteti pasoi me kumtesat e përgatitura me këtë rast nga drejtori i Mesazhit Islam në KMSh z. Astrit Zharri, studiuesi nga Kosova dr. Sadik Mehmeti dhe historiani prof. Xhemal Meçi. Aktiviteti u mbyll me një koktej dhe shpërndarje literature islame për të pranishmit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…