Me 14 nentor Drejtori për veprimtari botuese i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Mr. Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga z.Agim Gash, përgjegjës për literaturë, e vizitoi Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit. Në shoqërim të tyre ishte dhe kryeimami i Prizrenit, Dr. Orhan Bislimaj.
Ata u mirëpritën nga drejtoresha, znj. Sadete Sadikaj, e cila i njoftoi të pranishmit për gjendjen e Bibliotekës si dhe për aktivitetet që ka realizuar kjo Bibliotekë, sidomos në identifikimin e librave të ashtuquajtur “të rrallë”.
Drejtori Shkodra, e njoftoi drejtoreshën Sadikaj, rreth iniciativës për t’i pajisur bibliotekat e Kosovës, në nivel të regjioneve, me botimet e shtëpisë Botuese “Dituria Islame”, organ i Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, Ramadan Shkodra, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, i dhuroi Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, 103 tituj të ndryshëm, pjesa dërrmuese e tyre nga tre ekzemplarë. Librat, janë nga lëmi e fusha të ndryshme, islamistikë, filozofi, filologji, histori, kulturë, pedagogji, psikologji, etj.
Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë edhe në bibliotekat e tjera, brenda Kosovës dhe jashtë saj, në nivel trojeve shqiptare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…