Prishtinë, 1 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës,  Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij  mori pjesë në duanë e hatmes që u mbajt në xhaminë Kaderije të Prishtinës, ku bënë hatme 55 studentë. Në fjalën e tij myftiu Tërnava uroi studentët  për këtë arritje të dhe, dhe  theksoi se vlera e fesë sonë është arsimimi, leximi e përkushtimi ndaj dijes, siç na ka urdhëruar i Madhi, Zoti, edhe me ajetin e parë. Muhamedi a.s. thoshte se “më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin, dhe atë ua mëson të tjerëve”.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur e hap Kuranin dhe tërë trupi të shndërrohet në shqisë dëgjimi e përkushtimi ndaj tij e Krijuesit,  dhe kur lexon fjalët e Tij, si dhe kur aty gjen qetësinë shpirtërore, fizike e logjike. Përmes leximit ne e ushqejmë shpirtin, mendjen, zemrën, dhe vërtet jemi falënderues ndaj Allahut. Andaj,  ti imam e ju studentë që bëni hatme, keni bërë një punë jashtëzakonisht të madhe dhe domethënëse, dhe asgjë s’ka më me vlerë se kjo, sidomos tani në prag të muajit Ramazan, kur ju do t’i bashkëngjiteni atyre që lexojnë Kuran, pra numri do të jetë edhe më i madh, e edhe adhurimi do të jetë edhe më i madh, sepse edhe vetëm leximi i Kuranit është ibadet”, tha myftiu Tërnava.
Myftiu kërkoi nga të pranishmit që edhe më të mësojnë leximin e Kuranit, të jenë krenarë për atë që janë, dhe sigurisht të jetojmë me këtë fe  dhe vlerat e saj. “Kërkoj nga ju që të shtoni në ibadet gjatë Ramazanit,  sepse ka vlerën më të madhe sesa muajt e tjerë”, tha Tërnava.

Në fjalën e tij imami i xhamisë, Baki ef. Imeri, dhe njëherit mësuesi i këtyre  studentëve, tha se që nga viti 2008 e deri më sot kanë bërë hatme 378 nxënës, dhe shumë të tjerë janë në rrugë të mirë për të përfunduar leximin e Kuranit.

Ndarjen e certifikatave për ata që bënë hatme e bëri kryeimami  Sabri ef. Bajgora, si dhe u ndanë edhe 10 mirënjohje për donatorët që e mbështetën projektin e kësaj xhamie në Lagjen e Muhaxherve.{gallery}kaderije616{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…