Prishtinë, 31 maj 2016
Më 31.05.2016, Departamenti i të Rinjve (DR) i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt me udhëheqësit e degëve të këtij Departamenti pranë Këshillave të BIK-ut, ku në rend dite pati  prezantimin e raportit njëvjeçar për vitin 2015, por edhe planifikimin strategjik dhe shpalosjen e projekteve për të ardhmen.

Hapja e tubimit u bë me disa ajete kuranore, të lexuara nga përfaqësuesi i degës së Departamentit në Obiliç, Izedin ef. Krasniqi.
Të pranishmit në emër të Kryesisë së BIK-ut i përshëndeti dhe u uroi mirëseardhje udhëheqësi i DR të BIK-ut, Mr. Fitim Gashi, i cili edhe paraqiti pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhjeje. Gashi i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e Departamentit nëpër Këshillat e Bashkësisë Islame për punën dhe angazhimin e deritashëm, si dhe ofroi përkrahjen dhe mbështetjen e Departamentit edhe për të ardhmen. Më pastaj udhëheqësi i DR të BIK-ut, Mr. Fitim Gashi prezantoi raportin e punës njëvjeçare. Ai përmendi sukseset dhe të arriturat e këtij Departamenti, e njëkohësisht foli edhe për sfidat.

Raportin e punës njëvjeçare e prezantuan edhe përfaqësuesit e degëve të Departamentit nëpër Këshillat e BIK-ut. Ata, pasi paraqitën shkurtimisht punën e tyre, në fund, në formë të shkruar, dorëzuan edhe raportet e tyre në zyrën qendrore të Departamentit të të Rinjve. Në këtë takim u diskutua edhe rreth planit dhe strategjisë për të ardhmen, me ç’rast u paraqitën ide dhe propozime të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…