Maj 2016
Në prag të muajit të shenjtë Ramazan, ashtu si çdo vit tjetër, kryeimami Sabri ef. Bajgora mbajti takime të rregullta regjionale, duke takuar administratën e Këshillave të BIK-ut dhe të gjithë imamët që shërbejnë anekënd Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe  ata të Kosovës Lindore.
Pikë kyçe dhe referuese e këtyre takimeve ishte diskutimi dhe parapërgatitja për pritjen e muajit të shenjtë Ramazan. Kryeimami Bajgora para të pranishmëve shpalosi platformën e BIK-ut për realizimin e aktiviteteve fetare gjatë këtij muaji, duke kërkuar nga të gjithë imamët që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIK-ut, pastaj të ketë bashkëpunim në mes të imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare.

Një theks të veçantë kryeimami Bajgora i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira. “Nuk ka dyshim se ju jeni bartësit kryesor të këtij misioni të shenjtë. Qëllim yni parësor është lartësimi i fjalës së Zotit, për çka jemi të thirrur. Jemi përgjegjës para Krijuesit dhe popullit tonë për këtë amanet që e kemi marrë mbi supet tona. Ta ruajmë traditën e kultivuar të ligjërimit tonë këtu si tash e 600 vjet! Mos të shkelim mbi sakrificën e të parëve tanë për ta ruajtur këtë atdhe e këtë islam burimor! Ta mbrojmë atë në mënyrë të dinjitetshme, ashtu si i ka hije. Pamaturia dhe papërgjegjshmëria e disa personave ka ndikuar që t’i shkaktohet dëm jo vetëm institucionit ku ne veprojmë, vendit ku ne jetojmë, por edhe Islamit në përgjithësi”, ishin disa nga porositë e kryeimamit Bajgora drejtuar imamëve.
Kryeimami Sabri ef. Bajgora, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Fatmir ef. Iljazi, në përfundim të vizitave shfrytëzoi rastin që në emër të Kryesisë së BIK, t’i shprehë urimet dhe përgëzimet për ardhjen e muajit Ramazan për të gjithë nëpunësit e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, dhe nëpërmes tyre edhe për xhematin mysliman anekënd Kosovës.[layerslider id=”7″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…