Prishtinë, 2 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë, mori pjesë në përurimin e xhamisë së re të ndërtuar në Lubovec të Skënderajt. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe strukturat e pushtetit komunal, anëtarët e Kryesisë së BIK-ut, hoxhallarë nga rajone të ndryshme të Kosovës, si dhe shumë xhematlinj të tjerë.

Kryetari i KBI të Skenderajt, Nexhmi ef. Maksuti, duke dëshiruar mirëseardhje për mysafirët në përurimin e xhamisë “Haxhi Islam Tahirit”, tha se besimtarët e këtij fshati tani më mirë do të kenë mundësi t’i kryejnë detyrat dhe obligimet ndaj Zotit, gjegjësisht faljen e pesë kohëve të namazit në xhami. Një falënderim të veçantë e ka bërë për vëllanë e rahmetliut, në këtë rast donatorit dhe njëherazi edhe bashkëfinancuesit, Haxhi Nebi Tahirit nga fshati Selac, i cili djersën dhe mundin e vëllait të tij, me porosi të tij, e dedikoi në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai falënderoi edhe bamirësin e madh nga Bahrejni, Mahmud Sherif, i cili dha kontribut në ndërtimin e kësaj xhamie, por edhe të gjithë ata që kanë ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie.

Fadil Nura, nënkryetar i Komunës së Skenderajt, tha se inaugurimi i kësaj xhamie është në funksion të rritjes së besimit, dashurisë, respektit mes njëri-tjetrin, dhe premtoi se Komuna e Skenderajt çdo herë do të jetë në krah të besimit dhe dashurisë së ndërsjellë, si atribute kryesore të cilat i ka feja islame.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve myftiu Tërnava tha se ky fshat nëpër dekada është falur nëpër oda, në veçanti gjatë muajit Ramazan, por tani po e shohim se, me ndihmën e Zotit, e në veçanti të vëllait tonë haxhi Nebihit, si dhe të vëllait të tij të ndjerë, por edhe të të tjerëve, ju po pasuroheni me këtë shtëpi të Zotit. “Vërtet xhami ndërtojnë ata njerëz që e besojnë Allahun xh.sh., besojnë në Ditën e Fundit; janë ata që edhe më motivohen me ndjenjën e besimit, dhe nga pasuria e tyre nuk u dhimbset asgjë për të dhënë në rrugën e Allahut, në ndërtimin e shtëpive të Tij. Prej kësaj xhamie kurrë nuk do të ketë gjëra të këqija. Kjo xhami do të shndritë dhe reflektojë vetëm dritë, harmomi ardhmëri bashkëjetesës të të gjithëve, besim ndaj njëri-tjetrit”, tha ndër të tjera myftiu Tërnava, duke shtuar se nga kësaj xhamie do të mësojnë brezi i ri, pra se si të respektohet vetja karshi Zotit, si të respektohet vëllai, fqinji etj. “Këtu do të mësohet detyrat që kemi ndaj vetes, familjes, atdheut, si dhe gjithçka që çon në perspektivë shoqërinë njerëzore”, tha myftiu Tërnava.

Në fund u ndanë certifikata për donatorët që ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie.{gallery}lubavec{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…