XHAMIA – MOSCHEE “MESXHIDI AKSA” LEVERKUSEN

Moschee „Mesxhidi Aksa“
MÜHLENWEG 211  51373 LEVERKUSEN
tel. &  fax +49 (0)214 402843
[email protected]

Esselamu alejkum,

Bazuar në atë se imami ynë, mr. sc. Amir ef. Xheladini ka vendosur që të përmbyllë karrierën e tij 23 vjeçare si imam i rregullt pranë xhematit të xhamisë tonë.

Xhamia Mesxhidi Aksa-Leverkusen, Gjermani shpall:

KONKURS (Stellenanzeige)

Për vend të lirë pune:
Pozita: Imam, hoxhë, mualim.
Vendi: Xhamia Mesxhidi Aksa-Leverkusen, Gjermani.
Data e aplikimit nga: 01.04.2019-15.05.2019
Fillimi i punës: 01.08.2019
Kohëzagjatja e kontratës: Dy (2) + Tre (3) vjet.

Veprimet, detyrat dhe përgjegjësitë: Aplikuesi për këtë detyrë dhe vend pune duhet të kryej obligimet e përgjithshme të një imami klasik, intelektual dhe shkencor. Veprimet, detyrat dhe përgjegjësitë specifike shtrihen siç vijon:
-I rregullt dhe i saktë në faljen e 5 kohëve të namazit, (gjatë muajve të verës namazi i jacisë ora 23:30 ndërsa i sabahut ora 04:45).
-Dy ligjërata javore (të xhumave dhe të dielave) dhe hutbe kuptimore.
-Ligjëratë për takime rinore dhe me xhematë.
-Aftësi komunikuese, organizative dhe kompetenca pedagogjike.
-I vetëdijshëm për rrethanat e vendit të punës dhe i gatshëm për bashkëpunim me komunitetet fetare, institucionet, etj.
-Mësim-besim dy herë në fundjavë, për fëmijë dhe të rritur, (vajzat dhe gratë duhet të mësohen nga bashkëshortja e imamit aplikues e cila duhet të ketë të kryer së paku medresenë apo hafize e Kur´anit, e njejta angazhohet edhe për aktivitetet e gjinisë femërore gjatë tërë vitit dhe me ligjërata javore gjatë Ramazanit).
-Aplikuesi duhet të ketë parasysh kryerjen e akteve fetare siç janë; mevlude, akika, kurorizime, përgatitjen dhe faljen e xhenazeve.
-Detaje më të hollësishme në intervistë.

Kualifikimi profesional:
-Të ketë të kryer së paku fakultet në ndonjërin nga universitetet prestigjioze.
-T’i përkas shkollës juridike hanefite.
-Gjatë kryerjes së detyrës fetare duhet të mbajë uniformë klasike të imamit. -Të mos i përkas ndonjë grupimi jashtë institucional.

 ﺑﺴم ﷲ ﺍﻟﺮﺤﻤﻥ ﺍﻟﺮﺤﻴم
XHAMIA – MOSCHEE “MESXHIDI AKSA” LEVERKUSEN

Moschee „Mesxhidi Aksa“
MÜHLENWEG 211  51373 LEVERKUSEN
tel. &  fax +49 (0)214 402843
[email protected]

Aplikuesi duhet të plotësojë këto kushte:
-CV-në dhe letër motivuese duke pasur parasysh të gjitha sfidat e detyrës imam.
-Kopje të dokumenteve personale.
-Kopje të diplomës, (edhe të bashkëshortes).
-Certifikatë mjekësore.
-Certifikatë se nuk ka ndjekje penale dhe se nuk është nën hetime nga autoritet e shtetit përkatës.
-Të flasë dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe, preferohet që të flasë dhe shkruaj gjuhën arabe, si dhe të plotësoj kushtet e gjuhës gjermane për aplikim vize dhe leje qëndrimi.

Xhamia ofron:
-Pagë mujore, neto, 1550,-€. (Rritje vjetore, neto, 2.5 %)
-Bashkëshortja honorar mujor, 200,-€.
-Sigurimet obligative.
-Pushim vjetor, 4+2 javë.
-Ditë të lirë javore, (si zakonisht të hënave).
-Banesa, ushqimi dhe transporti janë personale, private të aplikuesit. 

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postës ose me E-Mail: [email protected]

P.S. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do merren në shqyrtim, dokumentet të dërgohen të kopjuara por të verifikuara ngase të njëjtat nuk kthehen prapa. Kandidatët potencial do të intervistohen dhe më pas do votohen nga xhemati i xhamisë e që janë afër 700 anëtarë.

Moschee Mesxhidi Aksa
Mühlenweg 211
51373 Leverkusen Germany-Deutschland

Kontakt: Shaban Demiri (kryetar) tel.: 004915771207011   Amir ef. Xheladini (imam) tel.: 00491734736728

Konkursi ju dërgohet: 1. BFI-Maqedonia e Veriut 2. BIK-Republika e Kosovës 3. KMSH-Shqipëri 4. KBI-Bujanoc 5. UIAZD-Gjermani 6. FB-Xhamia Mesxhidi Aksa-Leverkusen 7. Info-Tafel-Xhamia Mesxhidi Aksa-Leverkuse

Me përshëndetje vëllazërore,  es selamu alejkum.

Kryesia e xhamisë Leverkusen, 20.03.2019

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…