Nga vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme në Xhedë
Më 13 shtator, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Skender Hyseni ishte në vizitën e parë të tij në selinë e Organizatës së Konferencës Islamike ne Xhedë të Arabisë   Saudite. Kjo ishte vizita e parë e Ministrit tonë të Punëve te Jashtme në selinë  e organizatës më të madhe islamike, në gjirinë  e së cilës aderojnë 57 shtete, anëtare të OKB-së. Në të cilën, lidershipi kosovar ka prognozuar se do të gjejë mbështetjen më të madhe në njohjen   e  pavarësisë së Kosovës, por që deri më tash atë e kanë njohur vetëm katër shtete.

Në prag të pritjes së ministrit kosovar, z. Hysenit, nikoqiri i tij Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Dr. Ekmeludin Ihsanoglu, në një bisedë që radio e BBC, kishte   zhvilluar me të, ai  kishte thënë: “Kosova inkurajohet të jetë më aktive në  botën islamike”, që në gjuhën diplomatike do të thotë se Kosova ishte  vonuar. Vet realizimi i vizitës, së selisë së OKI,  shtatë muaj pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë më së miri  e dëshmon këtë.  Ndërkohë që nuk janë viziuar shtetet anëtare, apo së paku ato që janë më me ndikim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKI, Dr. Ekemeludin Ihsanoglu është  nga Turqia. Me profesion është historian dhe para se të zgjidhej në postin aktual, për një kohë të gjatë ka udhëhequr  Qendrën prestigjioze  për Histori, Kulturë dhe Civilizim Islam me  seli në Stamboll. Kjo  do të thotë se ai ështe njohës shumë i mirë i historisë së Ballkanit, duke përfshi edhe trojet shqiptare.
 
Më 18 shkurt, një ditë pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ai doli me deklaratë në emër të Organizatës të cilën ai udhëheq, ku shprehu admirimin e tij që populli i Kosovës më në fund arriti të radhitet në mesin  e popujve të lirë të Ballkanit. Ai shprehu solidaritetin dhe mbështetjen  e Organizatës së Konferencës Islamike me popullin  e Kosovës.

Kjo deklaratë e tij, në cilësinë e Sekretarit  të Përgjithshëm,  u kritikua ashpër nga Federata Ruse, e cila ka statutin e anëtarit vëzhgues në kuadër të OKI-it që ga viti 2005. Propaganda ruse dhe ajo serbe, në ditët në vijim morën një ofensivë të paparë diplomatike duke përdorur të gjitha metodat e mundshme për t’i frikësuar shumë vende se pavarësimi i Kosovës me përkrahjen amerikane dhe atë perëndimore në mënyrë unilaterale,  do të jetë një   precdan i rrezikshëm në marrëdhaniet ndërkombëtare, që mund të shkaktojë çrregullime dhe trazira edhe  në vendet e Organizatës së  Konferencës Islamike.

Si rezultat i kësaj propagande, mungesës së prezencës së institucioneve kosovare,   çështja e njohjes së pavarësisë së  Kosovsë, kaloi në heshjte  në konferencën e ministrave të punëve të jashtme të mbajtur në Antebi të Ugandës më 18 qershor.

Ofensiva e diplomacisë serbe u bë edhe më aktive me rastin e iniciativës serbe për prezantimin  e  tekstit të Rezolutës me të cilën Serbia kërkon që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të kërkojë mendimin  e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Edhepse, rezulati i kësaj rezolute, nuk është obligativ, megjithatë, minsitri serb i punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, synon të arrijë dy rezultate: I pari, hezitimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës, në veçanti nga vende të  botë së tretë, e dyta, fllimin  e negociatave të reja me shqiptarët  për Kosovën. Për të arritur këtë qëllim, diplomacia serbe ka vizituar më shumë se 140 vende nga të gjitha meridianet e botës, duke përfshirë edhe një numër të konsideruar të vendeve islamike.

Në këto rrethana, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, lypset ta intensifikojë punën e saj për të hartuar stratgjinë  për tu ballafaquar me ofensivën diplomatike serbe, jo vetëm në vendet e botës islamike, por edhe në vendet tjera. Ministri Hyseni, besojmë se me vëmendje  do ta ketë dëgjuar, nikoqirin  e tij,  Sekretarin  e Përgjithshëm të Konferencës Islamike, Dr. Ekmeludin Ihsanoglu, se në çfarç drejtimi duhet të lëvzë diplomacia kosovare.  Ai shumë gjëra i tha edhe në bisedën  e tij të shkurtër për BBC.
Që njohja e pavarësisë së Kosovës është  vendim sovran i çdo shteti veç e veç. Andaj, janë të pabaza spekulimet për njohje në bllok. Shumë vende të botës islame nuk dijnë historinë dhe  peripetitë nëpër të cilat kaloi Kosova dhe populli i saj. Andaj është  e domosdoshme të vihen konatkte me çdo vend veç e veç dhe  tu shpjegohen atyre krajata nëpër të cilat kaloi Kosova gjatë shekullit që lamë pas. Si argument më i fuqishëm të merret intervenimi i NATO-së në mars të vitit 1999, i cili vetëm pas një sulmi të vendosur  prej 78 ditësh pati sukses ta ndalë soldateskën serbe nga masakrimi, gjenocidi dhe dëbimi i një populli të pambrojtur  nga trojet  e tij. Vetëm me kontakte direkte dhe me ballafaqimin e fakteve do të jemi në gjendje ta xhveshim propagandën serbe nga gënjeshtrat e saj dhe të fitojmë në anën tanë shumë popuj me të cilët kemi shmë vlera dhe vyrtyte të përbashkëta.

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Argumentet për vlerën e natës së 15 të muajit shaban

Një ndër muajt e preferuar, të cilët i ka veçuar Allahu i Madhëruar dhe që i ka dhënë një …