Prishtinë, më 25 maj 2022
Gjatë qëndrimin në Londër, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Ramadan Shkodra së bashku me prof. Ejup Ramadanin dhe të shoqëruar nga imami i Komunitetit Shqiptar në Londër, Mehmet ef. Stublla, të hënën, më 23 maj u pritën në Këshillin Bashkiak në Waltham Forest London nga këshilltari z. Kastriot Berberi, i cili në zgjedhjet e mbajtura në fillim të këtij muaji ka fituar mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak. Z. Berberi pasi i falënderoi mysafirët nga Prishtina për vizitën, i njohu më pas me angazhimin e tij si i zgjedhur i popullin në Këshillin Bashkiak të Waltham Fores. Z. Berberi me këtë rast vuri në pah edhe organizmin e komunitetit shqiptar në Londër, ku çmoj lart kontributin dhe angazhimin e imamit Mehemt ef. Stublla.
Gjatë fjalës së tij, z. Berberi vuri në pah edhe angazhimin e tij për komunitetin shqiptar në Londër, ku ai potencoi se është pranë komunitetit në çdo rast ku i jepet mundësia, madje ai theksoi se, që kur ai është zgjedhuar anëtar i Këshillit Bashkiak, për çdo 28 Nëntor e 17 Shkurt ngrit flamurin e Shqipërisë e Kosovës në oborrin e Këshillit Bashkiak të Welham Forest, si dhe ndriçon muret e Bashkisë me ngjyrat e flamujve të dy shteteve.
Pas takimit mysafirët nga Prishtina të shoqëruar nga z. Kastriot Berberi, vizituan edhe ambientet e brendshme të Bashkisë së Welham Forest të Londrës. Përndryshe z. Kastriot Berberi me origjinë nga Burreli është shqiptari i parë që zgjidhet këshilltar në një bashki në Britaninë e Madhe. Drejtori Shkodra e falënderoi për pritjen e përgëzoi atë për punën dhe rezultatet që ka arritur si dhe dhe çmoi lart kontributin e tij për komunitetin shqiptar në Londër.
Po të hënën, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, së bashku me prof. Ejup Ramadanin, e të shoqëruar nga imami Mehemt ef. Stublla vizituan “East London Mosque & London Musliam Cenntre” (Xhamia e Londrës Lindore & Qendra Myslimane e Londrës), qendër kjo që njihet si një ndër më të mëdhatë në Evropë në funksion të komunitet myslimanë. Pas vizitës në xhami dhe në hapësirat e qendrës, mysafirët nga Prishtina u pritën nga drejtori i qendrës Dilowar H. Khan, i cili i njohu me historikun e themelimit të qendrës si dhe me aktivitetet që zhvillohen në Qendrën myslimane në Londër.
Ndërsa prof. Ejupi Ramadani dhe drejtori Shkodra e njohën nikoqirin shkurtimisht me organizimin dhe funksionim e BIK-ut. Gjatë takimit z. Dilowar Khan shprehu dëshirën që ta vizitoi Kosovën.
Ndërsa të dielën pasdite drejtori Shkoda dhe prof. Ejup Ramadani – ky i fundit edhe përkthyes i librit “Islami në Andaluzi” – (libër të cilin e ka botuar kryesia e BI-së së Kosovës, respektivisht Shtëpia Botuese “Dituria Islame”), patën një takim shumë të veçantë e miqësor me autorin e librin në origjinal Ahmat Thomson, të cilin e përgëzuan për punën që ka bërë në trajtimin e historisë së Andaluzisë. Prof. Ejup Ramadani me këtë rast e njohu z. Ahmad Thomson edhe me jehonën e botimit në shqip të librit “Islami në Andaluzi” te lexuesi shqiptar në Kosovës e më gjerë.