“Bereqeti” filloi shpërndarjen e pakove të dhuruara nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë, më 25 maj 2022

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore të dhuruara nga Qeveria e Kosovës. Kjo ndihmë vjen në kuadër të masës 3.4. e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht e Ministrisë së Financave.

Drejtori i Shoqatës “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, e cilësoi këtë ndihmë si një nder dhe përgjegjësi për shoqatën që ai drejton, ngase “Bereqeti” në këtë aktivitet është një lider i shpërndarjes. “Në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ne si shoqatë kemi marrë besimin e plotë nga Qeveria për të qenë në tërë Kosovën, te çdo familje nevojtare. Për ne është një nder i veçantë, por edhe një përgjegjësi, ngase është hera e parë që kemi një bashkëpunim të tillë me Qeverinë e Kosovës, e kjo e bën këtë projekt edhe më të veçantë. Qeveria jonë na i ka besuar neve si shoqatë 7900 pako, duke na bërë kështu lider të këtij projekti. Ne premtojmë se do t’i qëndrojmë besnikë kushteve dhe kërkesave që ka parapa Qeveria jonë” – tha ndër të tjera drejtori Ajvazi.

Ndërkaq, Xheladin Fazliu, përgjegjës i shoqatës, tha se ky projekt është tejet i rëndësishëm, duke e cilësuar këtë si më të veçantin të realizuar ndonjëherë. “Besimi dhe përgjegjësia e dhënë nga Qeveria është një privilegj për ne. Jemi tejet të kënaqur që po i shërbejmë vendit tonë, Qeverisë sonë. Me përgjegjësinë më të plotë do të mundohemi të jemi te çdo familje nevojtare, aty ku është paraparë edhe me ndarjen e komunave nga Qeveria. Ne si shoqatë, në të ardhmen premtojmë se do të kalojmë edhe në faza të tjera të zhvillimit të vendit” – tha z. Fazliu.

Shoqata “Bereqeti” është përfituese e 7900 pakove, donacion nga Qeveria e Kosovës, e të cilat do të shpërndahen në 14 komuna të Kosovës. Fillimisht këto paku u shpërndanë në Kamenicë, Viti dhe në Lipjan, për të vazhduar ditët në vazhdim edhe me komunat e tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në pritjen shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj

Prishtinë, më 28 nëntor 2022 Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkëlqës…