(Raport i përmbledhur për 20 prill 2020)
Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Kosova por edhe diaspora vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar dhe duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”.
Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.

Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora,  ka dhuruar 5 pako ushqimore

Firma “MALERBETRIEB”, me pronar Isak Durmishi nga Hamburgu i Gjermanisë ka dhuruar 1000 euro

Egzon Osmani nga fshati Pantinë në Vushtrri me banim në Zvicër me 870 euro;

Fabrika e mobilieve “Amre”, në Lipjan e cila ka dhuruar 750 euro.

Mediteran Group” nga Vitia  ka dhuruar 20 pako në vlerë të 500 eurove.

Kompania ndërtimore “Butrinti” në Vushtrri me pronar z. Shpëtim Zhegrova ka dhuruar 50 pako ushqimore.
Premtor Musiqi në Vushtrri me 30 euro;
Fatmir Tërnava në Vushtrri me 25 euro.

 Hysen Hyseni nga Shtimja ka dhuruar 2 pako dhe 50 kg miell;
 Imer Pajaziti nga Shtimja ka dhuruar 2 pako;
 Skender ef,Baftiu nga Shtimja ka dhuruar 1 pako;
 Muhamed Qarri nga Shtimja ka dhuruar 1 pako;
Firma “Erlindi Alplatz” nga Shtimja ka dhuruar 100 euro;
 Firma “Shaqiri” nga Shtimja ka dhuruar 100 euro;
Firma “Fortuna” nga Shtimja ka dhuruar 100 euro;
Lulishjta “Bio Fruti” nga Shtimja ka dhuruar 100 euro;

 Firma “Natyral dekor” nga Shtimja ka dhuruar 30 euro;
Demokrat Avdyli nga Shtimja ka dhuruar 1 pako;
Driton ef. Zenuni nga Shtimja ka dhuruar 1 pako;
Atdhe Jusufi nga Shtimja ka dhuruar 1 pako.

Ky aksion humanitar ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…