Prishtinë, 21 prill 2020

Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbajti sot mbledhje me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilët ka bashkëbiseduar gjendjen aktuale në vend si dhe për përgatitjet për muajin e bekuar të Ramazanit. Paraprakisht Myftiu Tërnava falënderoi dhe përgëzoi kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës për punën që janë duke bërë në shërbim të fesë dhe të vendit. Ai u rikujtoi atyre përgjegjësinë që kanë në organizimin dhe udhëheqjen e jetës fetare në këshillat e Bashkësisë Islame, duke i porositur ata që te jenë shumë syçelë në atë që po ndodh. Në këtë mbledhje munguan kryetarët e KBI të Bujanovcit dhe të  Preshevës për shkak të mbylljes së kufirit nga pandemia e Virusit COVIT-19.

Ai duke prezantuar aktivitetet e Kryesisë  së BIRK-ut  të cilat do të zhvillohet  gjatë muajit të Ramazanit kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale për të qenë sa më adër besimtarëve. “Do të kemi aktivitetet të rregullta në Ramazan ku sipas planit janë paraparë  kronika nga aktivitetet ditore, takvimi me një ajet apo hadith në orën 13.00, salavate për syfyr, ezani për namaz të sabahut, kuran nga hafizët dhe imamët tanë  nga terreni (ende është në shqyrtim si mundësi), lexim ditor i një xhuzi në gjuhën arabe me titrim  në gjuhën shqipe, emision në studio dy herë në javë, ders nga mualimët  transmetim live çdo të tretën ditë në orën 14.00, ligjëratë mes drekës dhe ikindisë transmetim live në orën 16.00, emision pyetje përgjigje, kronika nga Këshillat e BI-së, mesazhi i së premtes, ezani  për  iftar me dua të iftarit në kohë të iftarit, ligjëratë para teravive live në orën 21.30, dua të Pejgambereve, editim i librave për Ramazan do të lexohet libri i Sylejman Gavoçit, libri i imam Vehbi Ismailit, etj etj tha myftiu Tërnava .

Ai më pas edhe nj herë në emër të Kryesisë së BIRK-ut ka dënuar djegien e xhamisë  454 vjeçare në Verboc të Drenasit e cila  ishte një objekt i kulturës dhe traditës  së popullit tonë. Që nga 14 marsi falja e namazeve në xhami është pezulluar për shkak të parandalimit të shpërndarjes së pandemisë së Koronavirusit COVIT-19.

Në fund, Myftiu Tërnava u kërkoi që të bashkëpunojnë edhe më shumë mes vete, të shkëmbejnë përvoja me njëri-tjetrin në mënyrë që aktivitetet të jenë në të mirë të xhematit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…