Telegramurimi për diasporën Telegramurimi Të nderuar xhematlinjë, Të dashur bashkatdhetarë! السلام عليكم و رحمة الله و بركاته Ditët e bekuara të muajit te Ramazanit po kalojnë. Jemi në prag të festës së Fitër -Bajramit ditës teksa i kurorëzojmë ibadetet tona kur Allahu i shpërblen robërit e Tij të devotshëm. Andaj, me rastin e festës së Fiter-Bajramit me 17.07. 2015, ditë e premte, kamë kënaqësi që në emër të Departamentit për Diasporë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të ju përcjellim urimet më të sinqerta me dëshirë dhe duke e lutur Allahun që ibadetet të na i bëjë Kabul kurse juve dhe familjeve tuaja të ju falë shëndet dhe mbarsi. Kryesia e Bashkësisë Islame do të angazhohet që gjithmonë të jetë me ju dhe asnjëherë nuk do të hezitojë që të japë më të mirën e saj për të ju ofruar ndihmën dhe përkrahje të nevojshme. Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona. Me fat Fitër – Bajrami! Departamenti për Diasporë Ekrem Simnica