Urimi i Myftiut për Kurban-Bajram 2012

Prishtinë, 25 tetor 2012

URIMI I MYFTIUT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E FËSTES SË KURBAN – BAJRAMIT

Të nderuar vëllezër e motra!

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju uroi festën e Kurban – Bajramit. E cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam,  të cilat kryhen në  kohë të caktuar dhe në mënyrë të caktuar. Me të cilat shfaqet mëshira  e Allahut për besimtarët.Haxhi dhe kurbani determinojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë.

Kurban Bajrami, është festë që ka në vete vlerën e sakrificës,devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, me vete bartë porosinë e mirëqenies dhe paqes mbar njerëzore.

 

Sot, në rrafshnaltën e Arafatit  besimtarët nga të gjitha viset e botës  me përkushtimin më të madh falënderojnë Allahun dhe  i luten Atij për mëshirë e falje, për të vazhduar nesër me prerjen e Kurbanit, duke rikujtuar mëshirën e Allahut.

 

Në këtë ditë feste madhështore thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

 

 Ashtu siç ju shpërndan qielli mëshirë e prodhimtari tokave që i përshkon, ashtu edhe njerëzit bujar që ndihmojnë të tjerët bëhen pretekst që mëshira e Allahut të shkoi tek nevojtarët, jetimët dhe të vetmuarit.

 

Allahu xh. sh. thotë:

 

“O njerëz! Të gjithë ju jeni, para Allahut, të varfër dhe nevojtarë! Vetëm Allahu është i pasur dhe i denjë për lavdërim. “(Fatir-15)

 

Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë besimtarët, që në zemrën dhe shpirtin e tyre të shndrit besimi i sinqertë. Besimi i cili motivon dhe fuqizon zemrat tona  për unitet dhe vëllazërim mes njerëzve. Porosis që në mes nesh të mos ketë divergjenca e interesa parciale të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, mbi unitetin ku Allahu thotë:

 

“…Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do të humbni fuqinë tuaj…”(Kuran VIII:46)

 

 

 

Të nderuar besimtar!

 

Dëshiroi që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe njëherë t’iu uroi festen e Kurban – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tona, brenda trojeve tona dhe mërgatës kudo që ata gjenden.

 

Në këtë festë të madhe, kam nderin që edhe një herë t’u uroj e përgëzoj për  100 vjetorin e shtetësisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, duke e lutur Allahun për unitet, mirëkuptim, tolerancë, mirëqenie, harmoni, begati, lumturi e mbarësi për të gjithë njerëzit.

 

 

 

Me fat ju qoftë festa e Kurban – Bajramit!

 

Naim Tërnava

Myfti i Kosovës

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava në Akademinë përkujtimore kushtuar Haxhi Mustafë ef. Dervishollit

E nderuara familja Dervisholli Të nderuar drejtues të institucioneve të BI të Kosovës Të n…