Në emër të Allahut Mëshiruesit Bamirësit
Falënderimi është për Allahun krijuesin e gjithësisë. Salavate dhe përshëndetje përcjellim për të dashurin tonë Muhamedin a.s. paqja dhe mëshira Zotit qofshin mbi të, familjen dhe pasuesit e tij.
Besimtarë të nderuar!
Vëllezër dhe motra!
Qytetarë të nderuar të Kosovës!
Nesër, ditë e Diel më 11 Gusht 2019 i përputhshëm me 10 Dhul hixhe 1440 Hixhrij është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, të cilën besimtari e zbukuron me faljen e namazit me përkushtim, sakrificë e flijim -therjen e Kurbanit vetëm për hir të Allahut xh.sh..
Me këtë rast, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava dhe në emrin tim t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi duke lutur të madhin Zot për mirëqenie, lumturi, mbarësi e begati.
Festa e Kurban – Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bëmë mirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të manifestoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë.
Besimtarë të nderuar!
Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që shfaqet në një atmosferë krejt të veçantë, me rregulla e norma të veçanta, në kohë dhe vende të caktuara, ku dominon respekti e mirësjellja, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet dashuria ndaj Allahut xh. sh. dhe ku shprehët padallushmëria mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme. Sot, dhe në ditët në vijim miliona haxhilerë ditët i kalojnë në vendet e shenjta nga Arafati, Muzdelife, Mina dhe Mekeja duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin e tyre ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga trevat tona, për të cilët lutemi që Zoti t’ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre.
Festa e Kurban-Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit Fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit që të ne vije nga koha e Ibrahimit a.s. e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bëmë mirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast, nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devocionit. Allahu i Gjithë mëshirshëm në Kurr’an thotë : “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun…”.
Në këtë ditë feste e gëzimi ftoj të gjithë njerëzit vullnet mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të ngratët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndosh, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë.
Besimtarë të nderuar!
Duke falënderuar Zotin e madhëruar për të mirat që na ka dhënë në vendin tonë, ju ftoj që sa më shumë ta kujtojmë Krijuesin dhe të jemi sa më solidarë ndaj njëri – tjetrit. Në prag të festës së Kurban-Bajramit më lejoni që edhe një herë t’ju urojë të gjithëve shëndet, lumturi, begati, mbarësi, harmoni, dashuri dhe paqe mbi mbarë njerëzimin në tërësi dhe për besimtarët në veçanti !
ME FAT KURBAN – BAJRAMI !
Reshat ef. Mexhiti
Zëvendëskryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës
-
Fjala e Myftiut Naim ef. Tërnava në promovimin e tri veprave të tij
I nderuari reis i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, I n… -
“XHAMIA TE NE – HISTORI, MISION E IDENTITET”
Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Konferencën Shkencore “Xhamia t… -
Myftiu Tërnava: “Më i bukur se atdheu është vetëm atdheu im”
Fjala e Myftiu të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Malishevë në manifestimin kultur…
Shfaq më shumë në Fjalime
Shfleto
Fjala e Myftiut Naim ef. Tërnava në promovimin e tri veprave të tij
I nderuari reis i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, I n…