Telegramurimi për Diasporën Të nderuar xhematlinjë, Të dashur bashkatdhetarë! السلام عليكم و رحمة الله و بركاته Ditët e bekuara të muajit të Haxhit po kalojnë. Jemi në prag të festës së Kurban -Bajramit ditës teksa i kurorëzojmë ibadetet tona kur Allahu i shpërblen robërit e Tij të devotshëm. Andaj, me rastin e festës së Kurban-Bajramit me 11.08.2019, ditë e diel, kamë kënaqësi që në emër të Departamentit për Diasporë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të ju përcjellim urimet më të sinqerta me dëshirë dhe duke e lutur Allahun që ibadetet – adhurimet të na i bëjë kabul kurse juve dhe familjeve tuaja të ju falë shëndet dhe mbarsi. Kryesia e Bashkësisë Islame do të angazhohet që gjithmonë të jetë me ju dhe asnjëherë nuk do të hezitojë që të japë më të mirën e saj për të ju ofruar ndihmën dhe përkrahje të nevojshme. Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona. Me fat Kurban – Bajrami! Departamenti për DiasporëEkrem Simnica