Prishtinë, 05 janar 2019
Të shtunën, më 5 janar 2019, u kthyen në Kosovë shëndoshë e mirë umrexhitë, të cilët ishin nisur për në vendet e shenjta me datë 26 dhjetor 2018.
Për dhjetë ditë sa qëndruan në vendet e shenjta, umrexhitë patën rastin të vizitojnë vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Ky grup udhëhiqej nga drejtori i medresesë së mesme “Alaudin” z. Jakup Çunaku.
Kryesia e BIRK-ut do të organizojë edhe umre të tjera në vijim.