Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Shoqatës Kulturore Myslimane të Pajernit, z. Mehdi Shahinin dhe imamin Avdullah Thaçi Prishtinë, 04 janar 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Shoqatës Kulturore Myslimane të Pajernit të Zvicrës, z. Mehdi Shahinin dhe imamin Avdullah Thaçin. Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën, e më pas i njohu me punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Mysafirët e falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehën angazhimin e tyre për bashkëpunim të mëtutjeshëm.