Prishtinë, më 31 korrik 2024

Drejtoria e Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi pritjen për bashkatdhetarët tanë, që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Ky takim, tashmë tradicional, u mbajt në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë dhe në të morën pjesë kryetar të unioneve dhe të bashkësive islame shqiptare, kryetar të qendrave islame shqiptare, anëtar të kryesive të qendrave, përfaqësues të xhamive dhe besimtarë të shumtë nga diaspora.

Takimet e tilla shërbejnë për të mirëpritur dhe për të festuar ardhjen e mërgimtarëve tanë, të cilët me përkushtimin dhe dashurinë e tyre për atdheun, vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë, pavarësisht distancave që na ndajnë. Takimi i tillë na shërben edhe në shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimit fetar ndërmjet vendeve ku jeton mërgata jonë.

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, tha se roli i imamëve dhe i mërgimtarëve tanë në diasporë është i jashtëzakonshëm. “Ne asnjëherë nuk harrojmë se ju jeni përfaqësuesit ma të denjë të vendit tonë, kombit dhe fesë tonë atje ku jetoni dhe veproni, në mërgatën e gjerë shqiptare. Ju po bëni histori, jeni pasqyrë e Islamit në Ballkan, përmes juve shikohet Ballkani, përmes juve mund të lexohet Islami dhe sigurisht që e keni dhënë provimin duke ju treguar të tjerëve se Islami asgjë nuk ka të përbashkët dhe nuk ka pasur dhe nuk do të ketë me ekstremizmin, radikalizmin e fundamentalizmin e as me vëllavrasjen, por Islami është paqe, prosperitet, gatishmëri për punë më të mira, motiv pune dhe për një jetë më të mirë të të gjithëve kudo që jetoni e veproni.” Ai tha se përmes tyre po edukohen në frymën islame të rinjtë e shumtë që jetojnë atje.

Një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve, në emër të Myftiut Tërnava, e mbajti sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, i cili çmoi lart kontributin e bashkatdhetarëve tanë ndaj atdheut në përgjithësi, por edhe ndaj institucionit të Bashkësisë Islame në veçanti.

Këtë takim e përshëndetën edhe përfaqësuesit e qendrave dhe unioneve në diasporë si: Vahidin Behluli nga Austria, Mehas Alija në Zvicra, Tahsin ef. Ramadani dhe Musa Mulaj nga Belgjika, Reshat ef. Ibishi nga Italia dhe në emër të kryetarit të Unionit Mensur ef. Halili, fjalë rasti mbajti përfaqësuesi Bedri ef. Syla etj..

Në fund të këtij takimi, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, Bashkësia Islame e Kosovës shtroi drekë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…