Prishtinë, 15 korrik 2019

Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Kryesisë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e saj  parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive për këtë vit. Mbledhjen e kryesoi drejtori i Haxhit dhe Umres , Vedat ef. Sahiti i cili në  fokus të diskutimit të tij kishte  koordinimin
e punëve, bashkërendimin e detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive te udhëheqësve të haxhit në raport me haxhitë  dhe mbarëvajtjen e kryerjes së kushtit të pestë te Islamit- Haxhit. Ju njoftojmë se nisja e haxhive nga Kosova për këtë vit do të fillojë më 1, 2 dhe 3 gusht, ndërsa kthimi  më 24, 25 dhe 26 gusht.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu edhe për duanë tradicionale të
haxhive, e cila do të bëhet nëpër Këshillat përkatës para nisjes së haxhive.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …