Konkurs 16 korrik 2019Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit Shpall: K O N K U R S Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës: 1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit 2. Referent i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit për shërbime fetare Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: 1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (për vendin e punës “sekretar” vlen edhe Fakulteti i Juridikut); 2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit; 3. Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative; 4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht; 5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar; 6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës; 7. Për vendin e punës “sekretar” të ketë përvojë pune së paku 5 vjet në Bashkësinë Islame. Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: * Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit; * Certifikata e lindjes; * Certifikata shëndetësore; * Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar; * Vërtetimi për përvojën e punës; * Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare; * CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional; * Letërnjoftimi (fotokopje). Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.