Myftiu Tërnava i dërgoi letër Myftiut të Bosnjës h. Kavazoviq, me rastin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës

Prishtinë, 11 korrik 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar sot një letër Myftiut të Bosnjës dr. Husein ef. Kavazoviq, me rastin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës.

Në letrën e Myftiut Tërnava, ndër të tjera thuhet: “Në emrin tim personal, në emër të organeve dhe të institucioneve të Bashkësisë Islame, si dhe në emrin e gjithë qytetarëve bashkëbesimtarë tanë të Kosovës, shprehim respekt të veçantë për të gjithë dëshmorët e Srebrenicës, duke lutur Allahun xh.sh. që ajo e keqe  askujt, askund dhe kurrë të mos t’i ndodhë duke shpresuar që akterët e krimit makabër të dalin para drejtësisë për t’u qetësuar shpirtrat e pasardhësve të tyre, për të ecur sigurt hap pas hapi për një të ardhme me të mirë.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim z. Halil Kastrati

Prishtinë, më 22 mars 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…