Prishtinë, 15 korrik 2019
Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Kryesisë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e saj parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive për këtë vit. Mbledhjen e kryesoi drejtori i Haxhit dhe Umres , Vedat ef. Sahiti i cili në fokus të diskutimit të tij kishte koordinimin
e punëve, bashkërendimin e detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive te udhëheqësve të haxhit në raport me haxhitë dhe mbarëvajtjen e kryerjes së kushtit të pestë te Islamit- Haxhit. Ju njoftojmë se nisja e haxhive nga Kosova për këtë vit do të fillojë më 1, 2 dhe 3 gusht, ndërsa kthimi më 24, 25 dhe 26 gusht.
Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu edhe për duanë tradicionale të
haxhive, e cila do të bëhet nëpër Këshillat përkatës para nisjes së haxhive.