Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës në Mal të Zi, të enjten pasdite (12 nëntor 2015), vizitoi edhe Qendrën Kulturore Islame në Tivar, ku u prit nga drejtori Muhidin ef. Milaimi, i cili myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij fillimisht i informoi me historikun e ndërtimit të qendrës, që tash është ndër më të rëndësishmet në Malin e Zi, dhe një ndër më të mëdhatë në Ballkan.

Muhidin ef.  Milaimi tha që në kuadër të Qendrës Islame është edhe xhamia madhështore, që ka kapacitet të pranojë 2000 besimtarë. Xhamia mban emrin e ish xhamisë së parë  të ndërtuar në pjesën e vjetër “Selimija”, nga e cila tani ruhen vetëm themelet. Ai më tutje tha se në kuadër të Qendrës Kulturore Islame funksiononin klasa me kabinete kompjuterike, kopshti me këndin për lojëra të fëmijëve, biblioteka me sallë leximi, një qendër kërkimore, një restorant me kuzhinë orientale,  apartamente për mysafirët, salla  sportive dhe salla për konferenca, si dhe  disa dhomat për mysafirë dhe ambientet të tjera përcjellëse.
Myftiu Tërnava, pasi përgëzoi dhe uroi besimtarët e Tivarit dhe udhëheqësin e qendrës, Muhidin ef. Milaimin, për qendrën e re, përveç tjerash tha: “Veprat si kjo janë determinuese për edukimin e brezit të ri, për zhvillimin e aktiviteteve e jetës fetare, për organizmin e xhematit dhe komunitetit, dhe për këtë i përgëzoj të gjitha ata që në çfarëdo mënyrë kanë ndihmuar për këtë qendër, sepse me ketë kanë vënë një themel të fortë për edukim, arsimim dhe fisnikërim të besimtarëve të kësaj ane”.
Myftiu Tërnava i premtoi drejtorit të Qëndresa, Muhidin Milaimit ndihmën dhe përkrahjen me literaturë islame në gjuhën shqipe, për nevojat e qendrës dhe besimtarëve të kësaj ane. Drejtori Muhidin Milaiami është nga Opoja, por prej kohësh shërben në Tivar dhe është edhe iniciator i ndërtimit të kësaj qendre.{gallery}qendrativar{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…