Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens nga Nju Jorku
Imamët dhe Këshilli i Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, Nju Jorku ka dërguar telegram ngushëllimi Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava.
Në këtë telegram përpos tjerash, Imamët dhe Këshilli i Qendrës shprehin ngushëllime me rastin e kalimit në botën e amshueshme të ish Myftiut dhe ambasadorit të Kosovës, dr. Rexhep Bojës. Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona të thella BIK-ut me hijerësinë Tuja në krye, dhe përmes jush, familjarëve të të ndjerit si dhe mbarë popullit të Kosovës dhe shqiptarisë. Gjithë neve pa përjashtim kemi humbur një profesor, teolog, intelektual, diplomat dhe mbi të gjitha nj njeri të veçantë. Veprimtaria dhe kontributi që dr. Boja na e la në trashëgim do të ngel përherë në kujtesën tonë kolektive fetare e kombëtare. Sa na përket neve, ne do të kujtojmë përherë me krenari dhe mallëngjim nderim që ia bëri komunitetit tonë me prezencën, fjalët, këshillat, zemërgjerësinë dhe dashamirësinë e vet me rastin e inaugurimit të qendrës sonë në vitin 2002. Për të gjitha këto dhe për shumë më tjera dr, Boja do t’i mungojë komunitetit tonë më tepër se fjalët mund ta shprehin.
Lusim Allahun e Madhërishëm që shpirti i tij fisnik të pushojë në hijet e rahmetit të Tij, së bashku me :ata të cilëve Allahu i begatoi:profetët, besnikët, dëshmorët dhe mirëbërësit! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!”
E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” – qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë. E ata (të Xhennetit) thanë: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtë”. (Zumer,74)
Me dhembshuri,
Imamët dhe Këshilli i Qendrës