Prishtinë, 15 shtator 2021
Sot në varrezat e fshatit  Kërnicë të Klinës me pjesëmarrjen e familjarëve, autoriteteve më të larta  të Bashkësisë Islame të Kosovës në krye me Myftiun Naim ef. Tërnavën me bashkëpunëtorë,  kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. hfz Shaqir ef. Fetai, përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, autoriteteve politike lokale dhe qendrore, miqve, hoxhallarëve e   xhematlinjve dhe në respektimin e masave COVID-19 u bë varrimi i Dr. Rexhep Bojës.  

Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava, vlerësoi lart punën dhe kontributin fetar dhe kombëtar të Dr. Rexhep Bojës. Ai fillimisht citoi ajetin uranor ku Allahu xh.sh na thotë:”Allahu është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju provuar, se cili prej jush është më vepërmirë”. (el-Mulk, 3). Me këtë ajet kuranor, na bëhet me dije se Jeta dhe Vdekja janë të krijuara nga Zoti i Madhërishëm, dhe njashtu sikurse janë të krijuara ato janë edhe të paracaktuara nga Ai,dhe po të mos ishte njëra nuk do të ekzistonte tjetra;nuk ka vdekje pa jetë dhe nuk ka amshueshmëri pa kalim në botën tjetër. Sot, prandaj, jemi tubuar në këtë vend për ta përcjellë në përjetësi, në Ahiret, imamin, pedagogun, profesorin, kolegun dhe udhëheqësin tonë të shquar, ish-Myftiun e Kosovës, Dr. Rexhep efendi Bojën, për të cilin,e lusim Zotin xh.sh. që ta vendos në xhenetet e Tij.  

Ai më pas tha se me dr. Bojën kam pas fatin që një pjesë të gjatë të jetës ta kalojmë së bashku duke qenë në forumet dhe institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ku kam njohur, ndier e përjetuar urtësinë, vizionin, përkushtimin, përgjegjësinë dhe vendosmërinë e tij, ndaj dhe e kam të vështirë që më këtë rast të zgjedh nga të filloj të flas për kontributin e Dr. Rexhep Bojës për Bashkësinë Islame dhe institucionet e saj, sikundër nuk di nga t’ia nisi që të përmendi angazhimin e tij për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti. 

Ai duke u ndalur tek kontributi id r Bojës tha se  kontributi i dr. Bojës është i shumanshëm dhe shumëdimensional, ndaj dhe nuk mund të pasqyrohet aq më pak një rast dhe në një vend si ky ku jemi tubuar sot. Meqenëse për kontributin dhe veprën e Doktor Bojës do të flitet në të ardhmen, dhe pasi që për shumicën prej nesh rruga jetësore dhe vepra e Doktor Bojës është e njohur, unë do të ndalem te momentet kryesore të jetës dhe tek aspektet më të rëndësishme të veprës së tij. Kalimi në Ahiret i Dr. Rexhep efendi Bojës është caktim i Zotit, dhe s’do mend se caktimin e Zotit ne e pranojmë me bindje si të tillë dhe më të pajtohemi, porse po ashtu e pranojmë se vdekja e Dr. Rexhep ef. Bojës nuk është vetëm një humbje për familjen, nuk është vetëm një humbje e kolegut për ne hoxhallarët, është më shumë se kaq, është humbje e një njeriu meritor të shoqërisë sonë. Mungesa e dr. Bojës me urtësinë e tij, me qetësinë, mençurinë e këshillat e tij, do të le një boshllëk të madh. 

Ngushëllimi më i madh në këto çaste të vështira të ndarjes mbetet fakti se ai do të vazhdojë të jetojë nëpërmjet veprës dhe trashëgimisë së tij të begatë dhe të respektit tonë për të”-tha mes tjerash Myftiu Tërnava, duke e lutur  Allahut xh.sh., që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’ falë durim.. 

Një fjalë rasti mbajti edhe reisi i BFI të Maqedonisë së Veriut Shaqir ef. Fetai ku në emër  të besimtarëve dhe të BFI të Maqedonisë së Veriut shprehu ngushëllimet familjarëve, myftiut Tërnava  dhe gjithë popullit të Kosovës që rahmetliut t’i jep xhenetin e amshueshëm. “Ishte një personalitet i lartë që la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare Ballkan e më gjerë. Ne jemi të dëshmojmë para të madhit Zot se e  jetoi jetën mu ashtu siç kërkohet nga një  personalitet i pastër, në  shërbim të Zotit, besimit,familjes, kombit dhe vatanit andaj lusim Zotin që ta mëshiroj dr. Bojën”-tha reisi Fetai.  

Në emër të familjes të gjithë të pranishmit i përshëndeti Fitim ef. Boja duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe ngushëllimet me rastin e vdekjes së dr. Bojës dhe vlerësoi se ndjehemi të nderuar si familje me pjesëmarrjen tuaj. 

 
Namazit të xhenazes i priu Myftiu Naim ef. Tërnava ndërsa duanë e xhenazes e bëri kryetari i BFI-së së Maqedonisë së Veriut hfz. Shaqir ef. Fetai

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…