I nderuar Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, H. Naim ef. Tërnava si dhe Kryesia e BIK.
Me rastin e lajmit të dhimbshëm për kalimin në ahiret të ish-Kryemuftiut të Kosovës Dr. Rexhep Boja.
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e morëm lajmin për kalimin në ahiret të ish-Myftiut të Kosovës Dr. Rexhep Boja.
Në emer të Qendres Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island, New York, dhe komunitetit Shqiptar në New York dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet tona të përzemërta Kryesisë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe përmes Juve familjes së Rahmetliut dhe gjithë besimtarëve në Kosovë të cilëve Dr. Rexhep Boja u shërbeu gjatë gjithë jetës si Kryemufti i BIK, si profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë dhe si udhëheqës i respektuar fetar. Dr. Rexhep Boja ishte një njeri i urtë, i sinqertë dhe i përkushtuar për identitetin e tij kombëtar dhe fetar. Ka dhënë një kontribut të madh në fushën e tolerancës fetare në gjithë trojet Shqiptare.
Dr. Boja na përfaqësoi me dinjitet si ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.
Dr. Rexhep Boja do kujtohet përhere si shembull se si duhet atëdheu, si punohet me sakrificë për të, si duhet të përdoret energjia e besimit në të miren e mirëqenjes se popullit shqiptar.
Lusim Allahun e madhërishëm që Dr. Rexhep Bojën ta shpërbej me të mirat e Tij të pakufishme dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve, Ulemave e Dëshmorëve që flijuan jetën në shërbim të fjalës së Allahut!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…