Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, imami i fshatit Gaçkë, Bujar ef. Hasani.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e hënë, me datë 31 janar 2022, në orën 15:00, në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Biografi e shkurtër

Mulla Bujar ef. Hasani (1978-2022) Bujar ef. Hasani lindi më 19 dhjetor 1978 në Gaçkë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas shkollimin në medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, në vitet 1993-1997.Më 1999 regjistrohet në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, të cilin e përfundoi në vitin 2006.Fillimisht punoi si imam në Xhaminë e Vjetër në lagjen e Berishajve, për të vazhduar më pas në Nikadin, në Cernillë, në Mirash, Doganaj dhe së fundi, nga viti 2007 ushtroi detyrën e imamit, hatibit dhe mualimit në xhaminë e fshatit Gaçkë të Ferizajt.Në periudhën 2016-2020, ushtroi detyrën e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, ndërsa në vitin 2017 regjistroi studimet master në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…