Prishtinë, 31 janar 2022 

Kryetari i Bashkësisë islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë mori pjesë në varrimin e ish-kryetarit të Këshillit të BI-së së Ferizajt, njëherësh imam në fshatin Gaçkë, Bujar ef. Hasanit, që u bë më datë 31 janar 2022.

Në këtë varrim krahas familjes morën pjesë përfaqësues të FSI, Medresesë “Alauddin”, përfaqësues të KK të Ferizajt e institucioneve të tjera, imamë, hoxhallarë, kolegë dhe shumë xhematlinjë.

Myftiu mbajti edhe një fjalë rasti ku vlerësoi lart kontributin dhe punën e madhe që ka bërë i ndjeri në avancimin e proceseve fetare-arsimore në këshillin e BI-së së Ferizajt në përgjithësi dhe për xhematin ku shërbeu në veçanti. Ai luti Zotin e Madhëruar që mulla Bujarin ta ketë marrë në mëshirën e Tij dhe ta shpërblejë me Xhenet.

Ai lexoi ajetin kuranor: “Prej tokës ju kemi krijuar, dhe në të do të kthehemi dhe prej saj do të ringjallemi.” Jeta është përplot sprova, dhe ne duhet t’i japim domethënie dhe jeta jonë duhet të dalloj nga të gjitha krijesat tjera, ngase Zoti neve na e ka dhënë mundësinë e perceptimit, gjykimit e mendimit andaj jetës duhet t’i japim domethënie të plotë dhe nuk e ka vlerën reale nëse ne nuk e dimë Zotin Krijues dhe veprojmë sipas porosive të Allahut dhe Muhamedit a.s.. Andaj të lutemi o Allah që këta dy vëllezërit tanë, dy imamët tanë që tërë jetës së tyre i shërbyen Islamit si nëpër xhamia, këshilla të BI-së dhe institucione tjera të BIK-ut, merri në mëshirën Tënde, shpirtrat e tyre të pastër i bashkon me shpirtrat e pejgamberëve, shuhedave e njerëzve të mirë” – tha mes tjerash Myftiu Tërnava. 

Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari Këshillit të BI-së në Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti, i cili para të pranishmëve tha se e ka pritur mjaft rëndë lajmin për kalimin në botën tjetër të imamit Bujar ef. Hasani. Në emër të familjes të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje Hamdi ef. Çerkini. 

Namazit të xhenazes i priu kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, kurse duanë e varrimit e bëri ish-imami i Xhamisë së Madhe të Ferizajt, Adem ef. Hoxha. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…