Prishtinë, 26 janar 2022 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Mbledhja është mbajtur në sallën e Kryesisë së BIK-ut, ku në rënd dite të takimit ishte bashkëbisedimi për gjendjen aktuale në vend. Fillimisht hapja u bë me lexim të një pjese kuranore të kënduar nga Skender ef. Baftiu dhe më pas Myftiu Tërnava ka shprehur mirënjohje për kontributin që kanë dhënë kryetarët e KBI-ve dhe të gjithë imamët për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.  

Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka punuar dhe është interesuar për përmirësimin dhe ruajtjen shëndetit publik te qytetarët. Në këtë mbledhje u tregua edhe njëherë përkushtimi i BIK-ut që të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet shëndetësore, duke pasur parasysh se BIK-u ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. 

Më pas ai ua rikujtoi atyre përgjegjësinë që kanë për organizimin dhe udhëheqjen e jetës fetare në këshillat e Bashkësisë Islame. Në fokus të takimit ishin edhe sfidat dhe problemet që po ballafaqohen këshillat e BI-së së Kosovës, si dhe koordinimin që duhet të jetë ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale të BIK-ut, në mënyrë që bashkërisht të tejkalohen problemet dhe sfidat që po ballafaqohemi për çdo ditë. Myftiu Tërnava po ashtu porositi kryetarët e këshillave të BI-së që të jenë më afër me xhematin.

Myftiu Tërnava tha se falë Zotit dhe angazhimi tonë në përgjithësi, në këto vitet e fundit kemi shënuar rezultate të mira, sidomos në ndërtimin e infrastrukturës, si të xhamive ashtu edhe të objekteve të tjera, siç janë ndërtimi i selive nëpër këshillat e Bashkësisë Islame dhe ndërtimi i objekteve për vakëfe, të cilat janë një bazë e mirë për funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava u kërkoi që të bashkëpunojnë edhe më shumë ndërmjet vete, të shkëmbejnë përvoja me njëri-tjetrin në mënyrë që aktivitetet të jenë në të mirë të xhematëve, si dhe porosia e tij ishte që të jemi unik në mendime e qëndrime përballë sfidave të kohës dhe jetës që kemi para nesh. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…