Zvicerania që dha pasurinë për UÇK-në varroset në Kosovë

Me rite fetare islame, zvicerania, Elizabetë Poniku të mërkurën u varros në Lubiçevë (Malësi e Vërrinit) të Prizrenit.

Elizabeta, e bija e një legjionari e ushtaraku, në vitet e ’90-ta u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, po ashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë.

Lusim Zotin që të ndjerën ta falë e ta mëshirojë!

“Kush nuk i falënderon njerëzit, ai nuk e ka falënderuar Zotin.”(Hadith)

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…