Java e Tuberkulozit Prishtinë, 26 mars 2012 Me datën 26.03.2012 Departamenti i Gruas i BIK-së organizoi ligjëratën e radhës Tema: Tuberkulozi -Si të mbrohemi nga kjo sëmundje ? Temën e shtjelloi në mënyrë të shkëlqyer:Dr. Rukije Mehmeti Menaxher i PKT -së / NTP manager (Ministria e Shëndetësisë /Ministry of Health) Ajo ndër të tjerash veçoi edhe mënyren e përhapjesë së Tuberkulozit që është përmes AJRIT, nga i sëmuri te personi i shëndoshë, si dhe simtomat e para të kësaj sëmundje që janë; Humbje në peshë,dobësim i përgjithshëm Kohë pas kohe temperaturë jo e lartë,deri 38 C Djersitje e shtuar posaçërisht natën,pa ndonjë arsye tjetër. Kolla e thatë në kohëzgjatje me tepër se 3 javë, Ndonjëherë kollë me këlbazë të gjakosur Dhembje në krahërorë Ndjenjë e të qenit sëmurë.. Takimi u mbajt në lokalet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.