Prishtinë, 15 mars 2012

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka marrë nga Komuna e Prishtinës, vendimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.

Me këtë vendim, Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kuvendi Komunal i Prishtinës, i ndan truallin  për ndërtimin e xhamisë afër Postës së Re, në ngastrën kadastale nr. 7437/17571, çertifikata e pronësisë, nr. 4137, Zona kadastrale Prishtinë, Zona urbane, vendi i quajtur “Blloku III i ndërtesave”, në sipërfaqe prej 8100 m katrorë.
Vendimi për  dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë, është miratuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale më 23 shkurt 2012.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…