Prishtinë, 13 mars 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot përfaqësuesin  e Lëvizjes Gylen, dr. Musafa Osxhan, i cili shoqërohej edhe nga Sadik Kesmxhi-drejtor i bordit të Universitetit “Fatih” të Stambollit, dhe Talip Aktash-drejtor i fondacion “Atmosfera” në Kosovë.

Myftiu Tërnava pasi i falënderoj miqtë nga Turqia për vizitën, vlerësoj lartë kontributin e Lëvizjes  Gylen në fushën e arsimimit dhe edukimit në Kosovë. Institucionet e juaja shkollore e edukate tek ne, sot janë ndër më të kërkuarat dhe më të respektuarat, deri te kjo është arritur vetëm fal rezultateve të treguar në këtë fushë.  Institucionet tuaja janë modeli më i mirë që duhet ndjekur edhe institucionet tjera të arsimimit tek ne, sepse rinia përpos që ka nevojë për arsimim ka nevojë edhe për edukim, e tek institucionet tuaja kjo është arritur, për se ne kemi më së shumti nevojë.{jathumbnail}

Myftiu, po ashtu, i njohu mysafirët edhe me projektet që është duke i realizuar Bashkësia Islame. Për këtë, myftiu, tha: “Sapo kemi botuar dy vëllimet e para të Katalogut të dorëshkrimeve arabe, që gjinden në bibliotekën tonë, jemi në përgatitje të vëllimit të tretë ku do të përfshihen dorëshkrimet në gjuhën osmane e më pas do të përgatitet edhe katalogu për dorëshkrimet në gjuhën perse.
Po ashtu është duke u punuar monografia a xhamive, me se do të kemi për të parën herë në gjuhën shqipe një monografi gjithëpërfshise për xhamitë në Kosovë. Ndërsa, është në plan që të fillohet edhe projekti për mbishkrime me grafi arabe në Kosovë. Me këto projekte dëshirojmë që të kontribuojmë në njohjen e së kaluarës sonë”- tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
 Dr. Musfata Osxhan, u shpreh se është i kënaqur me projektet e nisura nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe institucioneve që përfaqëson që të bashkëpunoj me BIK.
Dr. Osxhan, po ashtu tha se Lëvizja Gylen është lëvizje jopolitike që është përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. E veçanta e kësaj lëvizjeje në sistemim e arsimit e edukimit është se kjo lëvizje është e bazuar ne parimet fundamentale të Islamit, Kuran e Synet.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…