Prishtinë,7 maj 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Shukri Maxhuni. Në këtë takim, Myftiu Tërnava njohu zv/ministrin Maxhuni me organizimin dhe aktivitetet e BIRK-ut si dhe me kontributin që është duke dhënë ky institucion për zhvillimin e vendit.
Nga ana e tij, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Shukri Maxhuni, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi kontributin që po jep Myftiu në veçanti dhe BIRK-u në përgjithësi në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe të frymës së mirë të bashkëjetesës ndërfetare që karakterizon popullin e Kosovës.