Prishtinë, 7 maj 2018

Në kuadër të takimeve rajonale me imamë dhe me administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në prag të muajit të Ramazanit, përfaqësues të Kryesisë së BIRK-ut: sekretari, drejtorët e drejtorive dhe anëtarë të Kryesisë, u takuan me imamët e rajonit të Ferizajt, me këshillat lokalë të Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes dhe të Hani i Elezit.

Nga Kryesia e BIRK-ut ishin të pranishëm sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica, zv/kryeimami Fatmir Iljazi dhe anëtari i Kryesisë, Isa Tërshani. Në këtë takim u bisedua për punët dhe aktivitetet fetare që do të zhvillohen gjatë muajit të bekuar te Ramazanit.

Sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi duke hapur mbledhjen tha se takimet e këtilla tradicionale në prag të muajit të bekuar të Ramazanit ofrojnë mundësi për një koordinim sa më të mirë mes imamëve dhe të xhemateve tona. Ndërkaq, në fjalën e tij, kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, pasi bëri një elaborim për programin dhe aktivitete e muajit të |Ramazanit, theksoi nevojën e organizimit të aktiviteteve në Ramazan. Ai tha se këto aktivitete do të zhvillohen gjatë tërë muajit të Ramazanit, kur dhe do të ketë hafizë nga Turqia që do të shërbejnë gjatë muajit të Ramazanit në vendin tonë, se do të mbajnë tribuna, se do të ketë dalje në terren nga ekipi i Ramazanit për teravi dhe se do të organizohen aktivitete të tjera. Pos kësaj, do të organizohen iftare tradicionale në rajone të ndryshme të Kosovës dhe iftari tradicional në Medrese e shumë aktivitete të tjera.

Gallery Wordpress

Pastaj, para të pranishmëve folën edhe drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë, Ekrem Simnica, të cilët kërkuan nga imamët që të jenë më aktivë sa i përket literaturës që boton BIRK-u, si dhe për tubimin e sadaktul-fitrit dhe zeqatit për nevoja të Medresesë, Fakultetit dhe institucioneve të tjera arsimore të BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…