Prishtinë, 5 maj 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanovc në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti ka filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për të varfrit dhe skamnorët në komunën e Bujanovit me rrethinë. Xheladin Fazliu nga shoqata Bereqeti tha:”…me këtë aktivitet humanitar po mundohemi që të zbusim varfërinë dhe nivelin e skamjes në mesin e popullatës sonë dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë me KBI-në në Bujanovc edhe në fushën e shpërndarjes së pakove ushqimore gjatë këtij muaji Ramazan.”

Ai tha se Bereqeti operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit ndihmon 5000 familje të varfëra dhe skamnore me nga 5000 pako ushqimore. Kjo ndihmë është donacion nga Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë.

Po ashtu janë ndihmuar edhe familje nevojtare nga komuna e Bujanocit si dhe disa shoqata që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…