Prishtinë, 5 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame në Han të Elezit në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti ka filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për të varfrit dhe skamnorët në komunën e Hanit të Elezit me rrethinë. Kryetari i KBI-së së Hanit të Elezit dr. Musa Vila me rastin e ndarjes së këtyre pakove tha se me anë të aktivitetit bamirës e humanitar mundohen që t’a lehtësojnë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim. Allahu i shpërbleftë Myftiun Naim ef. Tërnava dhe stafin e tij që për çdo ramazan vazhdimisht ndihmojnë skamnorët dhe familjet me nevojë me këto pako ushqimore. Zoti i shpërbleftë me mirësitë e Tij!
-
Turqia dhuron 6 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë
Prishtinë, 22 shkurt 2025 Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve e Tur… -
Sofra e Ramazanit 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe këtë vit organizon aksionin tashmë tradicional… -
“Bereqeti” shtriu dorën e ndihmës në pjesën veriore të vendit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën ve…
Shfaq më shumë në Bereqeti
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…