Shoqata humanitare “Bereqeti” ndihmon 20 familje me dru në Prizren Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shoqata humanitare “Bereqeti”, dega në Prizren sot shpërndau 60 metra dru ahu për familjet në nevojë. Koordinatori i shoqatës Kurtish ef. Hoxhaj tha se përfitues me nga 3 metra dru janë 20 familje. Ai me këtë rast falënderoi të gjithë bamirësit për ndihmën e ofruar. Kordinator i shoqatës humanitare “BEREQETI” dega në Prizren, i fton të gjithë të interesuarit për bashkëpunim që t’ua lehtësojnë familjeve nevojtare zgjidhjen e problemit për ngrohje gjatë dimrit.