Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, prof. Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga nd.sekretari, Rexhep ef. Luma, me 29 tetor takoi imamët boshnjakë, nga Prizreni dhe Dragashi. Temë kryesore e takimit ishte përgatitja dhe botimi i takvimit, për vitin 2020, në gjuhën boshnjake. Ahmet ef. Sadriu, në cilësinë e kryeredaktorit të takvimit, kërkoi nga imamët bashkëpunim profesional, për ta realizuar takvimin boshnjakisht, e që ka filluar të botohet, tash e disa vite më parë, si një kontribut i Kryesisë së BIRK-ut, për komunitetin boshnjakë të Kosovës.Imamët nga komuniteti boshnjakë, e vlerësuan si të nevojshme vazhdimësinë e nxjerrjes së takvimit edhe për vitin 2020, duke thënë se ky hap, ka qenë i mirëpritur në vitet e kaluar.Gjatë takimit, të pranishmit dhanë ide të ndryshme. Po ashtu, u bë edhe përzgjedhja e këshillit të ri redaktues, i cili do të kujdeset për organizimin sa më të mirë të takvimit.Gjatë takimit, u biseduan edhe për tema të ndryshme institucionale e organizative.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…