Prishtinë, 5 maj 2019

Shoqata Humanitare Bereqeti e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit ndihmon 5000 familje të varfëra dhe skamnore me nga 5000 pako ushqimore. Kjo ndihmë janë donacion nga Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë.

Xheldin Fazliu nga shoqata Bereqeti tha se Shpërndarja e tyre bëhet nëpërmjet Këshillave të BI të Kosovës, si dhe në bashkëpunim drejtoritë për mirëqenie sociale nëpër Komuna të Kosovës. Edhe viteve të kaluara Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë ka sjellë ndihma me pako ushqimore që iu janë ndarë nevojtarëve nga Shoqata Humanitare Bereqeti.

Po ashtu janë ndihmuar edhe familje nevojtare nga komuna e Bujanovcit si dhe disa shoqata që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…