Prishtinë, 04 maj 2019

Në sallën e teatrit të qytetit në Gjilan u mbajt tribunë kushtuar vlerave shpirtërore të agjërimit si dhe çështjes së shëndetit dhe agjërimit, organiziar nga  KBI – i e Gjilanit, fjalë mbajtën ,Kryetari i KBI-së së Gjilanit Naim ef. Aliu me një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit si dhe për ligjëruesit e Kësaj tribune kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora dhe Agron Rexhepi- mjek, në fjalën e tij potencoi rëndësinë e madhe të muajit të bekuar të Ramazanit. Agjërimi i muajit të Ramazanit i paisë besimtarët-agjëruesit me më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, zemërgjerësisë, devotshmërisë dhe me moral më të lartë. Muaji i Ramazanit është muaji që na bashkon edhe më tepër në namaz,në syfyr e iftar, na bënë të jemi më solidarë e bamirës, të jemi më afër Zotit të kemi mirëkuptim e përkujdesje ndaj atyre që kanë nevojë. Të jemi më tolerant e dorëlirë me të afërt me farefisin e shoqërinë, ky është edhe mesazhi i Muajit të Ramazanit. Muaji i Ramazanit është muaji që është shpallur Kurani – udhërrëfyes për tërë njerëzimin, i rrugës së drejtë dhe dallues i së drejtës nga e pavërteta. Kush prej jush e dëshmon dhe e përjeton këtë muaj le të agjërojë dhe kush e agjëron me besim dhe sinqeritet do ti falen tërë atë që kanë gabuar më parë. Agjërimi i Muajit të Ramazanit thërret për një mobilizim më të madh shpirtëror duke i shtuar ibadetet, bërjen e veprave të mira nga se ky muaj është muaji i Kuranit dhe rahmeti i Allahut është më i madh. Të na shërbej pra ky muaj që të zgjatim dorën për skamnorët, jetimët dhe për gjithë ata që kanë humbur shpresën për të qenë të lumtur dhe për t`i bërë të tjerët të lumtur. Në fund të fjalës së tij Naim ef Aliu duke iu uruar muajin e shenjët të Ramazanit gjithë besimtarëve mysliman potencoi se KBI-ja e Gjilanit do ti shtojë edhe aktivitetet e tij gjatë këtij muaji të madhërishëm.

Sabri Bajgora, kryeimam i Rapublikës së Kosovës foli për vlerat shpirtërore të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai potencoi se besimtari, agjëruesit duhet ti zbusin zemrat të arrijnë devotshmërinë ndaj Allahut. Namazi në këtë muaj ka vlera të shumëfishta nga se me vuarjen e kokës në sexhde besimtari zhduk mendjemadhësinë. Të mos lejojmë që zemrat tona të mbesin të zbrasta por ata duhet t`i mbushim me devotshmëri të mirat që mund t`i përfitojmë nga agjërimi në këtë muaj të shenjtë. Allahu na mundëson që nga ky muaj të dalim të falur e të pastruar nga mëkatet.
Doktor Agron Rexhepi ,bukur elaboroi agjërimin dhe çështjen e shëndet tek agjëruesi. Kështu duke i përfshirë disa lloje të sëmurjeve tek besimtarët që dëshirojnë të agjërojnë por që u kanoset shëndeti e që nuk duhet të rrezikojnë me agjërim, pasi që agjërimin mund ta zëvendësinë pas një kohe të caktuar dhe poashtu ceku disa sëmurje të tjera tek personat,të cilët mund të agjërojnë duke mos e rrezikuar aspak shëndetit. Poashtu ceku se personat e sëmurë që me agjërim u keqësohet shëndeti nuk duhet të tregojnë kryeneqësin por duhet të veprojnë sipas asaj që iu rekomandon mjeku-nga se agjërimin mund ta bëjnë pasi të shërohen. Doktor Agroni foli edhe për të ushqyerit e personave që agjërojnë, të cilët gjithsesi duhet patur kujdes që të mos e teprojnë me ushqim qoftë në Iftar apo Syfir. Duhet ngrënë normal iftarin nuk duhet tepruar ndërsa Syfirin duhet ngrën sikurse një drekë e rëndomtë. Pijet e gazuara asesi të mos përdoren nga se ato janë të dëmshme për shëndetin e agjëruesit, por më së miri është të përdoret vetëm uji. Poashtu çaji dhe kafeja të mos përdoren në Syfir nga se janë të dëmshme për agjëruesin theksoi pos tjerash doktor Agroni.
Në fund të tribunës nxënëset e paraleles së ndarë të Medresës “Alaudin” të Gjilanit kënduan Ilahi.Prezent në Tribunën e sotme ishin edhe Hysamedin Hoxha, kryetar i KBI-së së Vitisë dhe Ilmi Krasniqi,anëtar i kryesisë së BI të Kosovës nga Gjilani.
Ndërkaq me një përshëndetje dhe urim për muajin e shenjët të Ramazanit moderatori Iljaz ef. Mustafa,kryeimam i KBI-së së Gjilanit e përfundoi këtë Tribunë kushtuar muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…