7 gusht 2019
Në prag të festës të Kurban Bajramit, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Prishtinë, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpërndau mish për familjet skamnore.
Shpërndarja u bë në xhaminë “Pavarësia” në Prishtinë. Imami i kësaj xhamie, njëherësh koordinatori i shoqatës, dega në Prishtinë, Nexhmi ef. Hoxha, tha se: “Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Shoqata “Bereqeti”, po mundohet vazhdimisht që të jenë pranë qytetarëve, në mënyrë që edhe ata të kenë se çfarë të shtrojnë në drekën e Bajramit. Sot kjo shoqatë ka shpërndarë 80 pako me mish, për të vazhduar edhe gjatë ditëve të festës me shpërndarjen e pjesës tjetër.”