Prishtinë, 24 shkurt 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot takimin e rregullt me koordinatorët e saj. Në këtë takim qe i pranishëm Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sekretari i Kryesisë Ahmet ef. Sadriu, drejtori i Shoqatës Behxhet ef. Ajvazi, si dhe koordinatorët e Këshillave të BI-së.

Fillimisht me një fjalë rasti, koordinatorëve iu drejtua drejtori i Shoqatës “Bereqeti” Behxhet ef. Ajvazi, i cili falënderoi koordinatorët për punën dhe angazhimin e tyre për të qenë afër njerëzve nevojtarë. Ai gjithashtu falënderoi edhe gjithë donatorët që kanë ndihmuar dhe ende vazhdojnë të ndihmojnë shoqatën, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojmë jetën familjeve nevojtare.

Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi dhe përgëzoi koordinatorët për punët e tyre, duke kërkuar nga ta që edhe më tutje të jenë pranë familjeve nevojtare, me rikujtimin se ky është një mision që duhet ta çojmë në vend dhe se për këtë e lusim Zotin e Madhëruar që të kemi shpërblim. Në mënyrë që punët të ecin së më mirë, ai kërkoi nga koordinatorët që të kenë bashkëpunim edhe më të madh, si dhe edhe njëherë konfirmoi përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në fund të gjithë koordinatorët dorëzuan me shkrim raportin e punës për vitin 2019 në degët përkatëse.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…