Ulqin, 22 shkurt 2020

Në ambientet e Qendrës Islame në Katërkollë të Ulqinit në prani të  zv. Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zit, Omere ef. Kajoshaj, një delegacion nga  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i prirë nga drejtori për kulturë dhe veprimtari botuese,Mr. Ramadan Shkodra. Të pranishëm në këtë  eveniment  ishin zv. Reisi Omer ef. Kajoshaj, kryetari i Mexhlisit të B.I. Ulqin h. Dino Gorana, kryeimami Ali ef. Bardhi, sekretari, përgjegjësi i Qendrës Islame në Katërkollë h. Isa ef. Aloshi, imamë, xhematli etj

Në emër të institucionit, z.Shkodra dhuroi  nga 104 tituj të librave për dy bibliotekat e Bashkësisë Islame në qytet dhe Katërkollë, si edhe për bibliotekën publike të qytetit. Drejtori Shkodra, e njoftoi të pranishmit  rreth iniciativës për t’i pajisur bibliotekat e Kosovës, në nivel të rajoneve me botimet e shtëpisë Botuese “Dituria Islame”, organ i Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, Ramadan Shkodra, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në mënyrë solemne  dhuroi  tre complete nga  104 tituj të ndryshëm, pjesa dërrmuese e tyre nga tre ekzemplarë. Librat, janë nga lëmi e fusha të ndryshme, islamistikë, filozofi, filologji, histori, kulturë, pedagogji, psikologji, etj.
Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë edhe në bibliotekat e tjera, brenda Kosovës dhe jashtë saj, në nivel trojeve shqiptare.

NIkoqirët  falenderuan për këtë dhuratë tejet me rëndësi  duek shpresuar se edhe më do të vazhdojnë urat e bashkëpunimit dhe komunikimit në të mirë të kombit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …