Prishtinë, 10 prill
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava priti në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Islamic Relief (IIRO), dr. Hasen bin Hamid Shahber. Në këtë takim Myftiu Tërnava njoftoi mysafirin me organizimin e BIRK-ut, punën dhe angazhimin që jep në shoqërinë kosovare, në rindërtimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, si dhe në mbarëvajtjen e jetës fetare në shtetin tonë. Ai po ashtu shprehu falënderimin për Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila vazhdimisht ka ndihmuar popullin e Kosovës, si para, ashtu edhe pas luftës, e gjithashtu çmoi lart edhe angazhimin e Arabisë Saudite në procesin e lobimit për integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Reliefit (IIRO), dr. Hasen bin Hamid Shahber falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe çmoi kontributin e BIRK-ut që po jep në zhvillimin dhe perspektivën e Republikës së Kosovës, duke premtuar se ndihma dhe përkrahja e tyre nuk do të mungoj në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Më pas sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Reliefit, dr. Hasen bin Hamid Shahber nën shoqërimin e Myftiut Tërnava dhe stafit të tij vizituan Medresenë Alaudin në Prishtinë, ku u pritën nga drejtori Jakup ef. Çunaku, i cili i dha një biografi të shkurtër me historikun e kësaj shkolle dhe rolin e saj përgjatë historisë. Vizita e radhës ishte në KBI të Skenderajt, ku u pritën nga kryetari i KBI-së, Nexhmi ef. Maksuti dhe në fund vizituan varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…